4 day
Specific Tour
10 people
English
Dita e pare
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë - Pisa.
Mbërritja në Aeroportin e Pises ne oraret e mesiperme.
Qendrim I lire per shopping dhe konsumim darke ne qender tregetare .
Nisja drejt qytetit te Firences.
Sistemimi dhe akomodimi ne hotel. Mbremje e lire.
Dita e dyte
Mëngjesi në Hotel.
Transporti nga Firenze drejt Sienes. Udhetimi zgjat rreth nje 1 ore e 30 minuta pa ndalesa. Mberritja ne qytetin e Sienes ku do te vizitojme:
-Museo della Opera
-Duomo di Siena
-Piaza del Campo
-Torre di Mangia
Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës.
Pas drekës vazhdojmë udhëtimin drejt termeve ku do te kemi mundësi të shfrytëzojmë relaksin e pishinave të jashtme termale në mes të pamjes magjike të Toskanës.
Pas vizitave, kthimi në Hotel në Firenze.
Mbrëmje e lire.
Opsionale:
Hyrja ne agroturizem ne Chianti dhe ne pishinat e jashtme termale jane opsionale dhe kanë kosto extra €75
Ne cmim perfshihet:
-Degustim vere ne agroturizem.
-Turi ne vreshtat e agroturizmit.
-Konsumim drekes me produkte vendase.
-Pishina te brendshme dhe te jashtme termale.
Dita e trete
Mëngjesi në hotel.
Vazhdojme viziten ne qytetin e Firences ne atraksionet si:
-Porta Rossa , hoteli me i vjeter ne qytet i cili daton qe prej shekullit te XIII.
-Piazza della Signora
-Piazza Duomo Cathedral Santa Maria del Fiore
-Ponte Vecchio
-Uffizi Gallery.
Akomodimi ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita e katert
Mengjesi ne hotel.
Nisja për në Pisa me autobus. Shëtitje në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen:
- Kulla e Pises, e cila eshtë kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës.
-Sheshi Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si Piazza dei Miracoli ku ndodhet katedralja mesjetare e Pizës.
Transferta drejt airportit të Pises.
Nisja nga Pisa në orën 21:00.
Mbërritja ne Tiranë në orën 22:40.
This will close in 0 seconds
Leave a review